Plehrat në Sharrë, Veliaj i përgjigjet Kryemadhit: Sherret banale nuk janë halli i Tiranës

schedule14:13 - 25 Janar, 2023

schedule 14:13 - 25 Janar, 2023

TIRANË – Në një lidhje të drejpërdrejtë për ABC News, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj akuzave të Monika Kryemadhit, lidhur me djegien e plehrave në Sharrë.

“Për këdo që mban mend nga politika, se quhet LSI se PL është biznes familjar. Fakti që i bien pas plehrave nuk është habi e madhe. Kur vjen puna te ndarja e parave janë gati të shqyejnë njerëzit e tyre. Është një prishje rehatie, pazaresh brenda familjes së tyre politike.

Duan që dramat e familjes së tyre të përkthehen në drama të qytetit. Drejtësia ka punën e vet, qyteti duhet të ecë përpara, sherret banale nuk janë halli i Tiranës, por të Ilirit dhe Monikës.” -u shpreh Veliaj. Në një konferencë të pak ditëvë më parë, Kryemadhi akuzoi Bashkinë e Tiranës se në Sharrë plehrat po groposen dhe nuk po digjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!