Plehrat mbulojnë zonën e Ish Kënetës në Durrës

schedule14:35 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 14:35 - 9 Dhjetor, 2018

Në zonën e ish-Kënetës që sot quhet Durrësi i Ri rrugët dhe kanalet janë të mbushura me plehra. Banorët tregojnë që jo vetëm nuk ka kosha, por prej kohësh asnjë firmë pastrimi nuk është futur në zonë.

“Prej vitesh, banorët e zonave periferike ne Durrës po vuajnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Mungesa e kazanave detyron banorët që mbetjet t’i depozitojnë anës rrugëve dhe kanaleve të hapura”.

Askush nuk mund ta tregojë se kur bashkia ka pastruar për herë të fundit këtë territor. Ish-Këneta, e emërtuar sëfundmi si Durrësi i Ri, si kurrë më parë ndodhet zhytur ne plehra. Të hedhura vend e pa vend, në anë të rrugëve, buzë kanaleve dhe në brendësi të tyre.
Një situatë e pazakontë, për një lagje, pjesë e Bashkisë së Madhe. Banorët tregojnë se këtu nuk kanë parë asnjë nga punonjësit  e ndërmarrjas së pastrimit. Jeta mes plehrave e një komuniteti me afro 15 mijë banorë është thuajse e pamundur.

“Kryetari i Komunës nuk ka ardh hiç këtu”.

Nuk ka kosha dhe banorët shkarkojnë mbeturinat e përditshme në rrugë e kanale.

“Asnjëherë nuk është pastru, as ka ardh njeri me e pastru”.

Ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit është ajo që menaxhon mbetjet urbane në Durrës.
Por, pamjet tregojnë se këtu ky institucion nuk ekziston. Banorët do të vazhdojne te hedhin mbeturinat ku të mundin.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!