Plazhi në Durrës, Prefekti: 20% e tij do të jetë publik

schedule15:52 - 7 Qershor, 2019

schedule 15:52 - 7 Qershor, 2019

Frekuentuesit e plazhit të Durrësit edhe këtë sezon turistik veror do të kenë në dispozicion të njëjta hapësira publike me ato të sezonit të kaluar. Raporti mes plazheve publike dhe private është menduar të jetë ai i një viti më parë. 20 përqind e hapësirës do të jetë plazh pa pagesë, ndërsa 80 përqind të territorit do ta menaxhojnë privatët.

Prefekti i qarkut Durrës, tha se janë marrë të gjitha masat dhe është vendosur koordinimi i hapësirave publike dhe private. Roland Nasto tha se do të ketë grupe inspektoresh ne terren për mirëfunksionim të zonës bregdetare, ku prioritet do të jetë infrastruktura.

Hapësira më e madhe e plazheve publike sipas vendorëve, do të jetë në veri të Durrësit kryesisht në zonën e Hamallajt, Kallmit e Rrushkullit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!