Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premtje e ka nisur me pamje nga Semani në Fier.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë pamje nga plazhi i Semanit dhe fton qytetarët që të kalojnë ditët e nxehta në këtë destinacion turistik.
“Dhe me ftesën për të vizituar plazhin e Semanit në Fier, një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al