“Plazhi i emigrantëve”, bregdeti i Pishporos ende “i virgjër”

schedule16:11 - 20 Gusht, 2022

schedule 16:11 - 20 Gusht, 2022

Nga Ardjana Mile

Plazhi i Pishporos në Fier mund të jetë i vetmi në vend, që frekuentohet kryesisht nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kthehen për pushime. Udhëtuam nga Fieri drejt këtij plazhi rreth 23 km në këtë rrugë të asfaltuar. Më pas hymë në pyll.

Në këtë vend natyra I tregon kufijtë dorës së njeriut. Gjithçka që ofron bregdeti i Pishporos është natyra e egër dhe e virgjër. Ecëm rreth 1 km përmes një shtegu ranor në mes të pyllit, që është i gjithi zonë e mbrojtur. Më pas shfaqet plazhi me brezin ranor më të gjerë që mund të haset në Shqipëri, deri në 200 metra.

Rëra kurative, uji e pastër, qetësia e bëjnë atë të ngjashëm me dy plazhet e tjera të Fierit, Darzezën dhe Semanin. Ky plazh mund të quhet ndryshe dhe plazhi i emigrantëve. Sezoni i vërtetë turistik nis me ardhjen e tyre dhe përfundon me largimin e tyre.

Mbi 80% e plazhistëve janë shqiptarë të kthyer nga jashtë. Emigrim masiv i banorëve të fshatrave të zonës së Pishporos nisi me eksodin e vitit 1990 dhe shumica e tyre u larguan drejt Italisë. Me e tyre kthimin në verë, jo vetëm shtëpitë e zonës mbushen me njerëz, por dhe plazh merr gjallërohet nga ta.

“Vij çdo vit jemi të kënaqur me rërë, jetoj në Itali. Jemi të kënaqur dhe me njerëzit që takojmë. Ka mikpritje.”

“Po bëj 10 ditë që kam ardhur dhe prej 5 ditësh po bëj plazhin këtu. Jemi të kënaqur do themi fjalë të mira se duam që Pishporo të bëhet më mirë se ka qenë.”

“Jetojmë në Angli po bënim shumë kohë pa ardhur. Këtë vit vendosëm të vinim. Është vend I qetë s’ka rëmujë nuk zihesh për parkim. për familjarë është perfekt këtu.”

“Jam emigrant, jetoj dhe punoj në Suedi është relaks ka vend publik. Është perlë për mua.”

Të përmalluar për vendin dhe njëri-tjetrin pas plazhit, emigrantët qëndrojnë bashkë. Shijojnë në bujtina gatimet tradicionale të zonës ku u rritën.

“Nga Italia jemi emigratë të gjithë, gatimet janë bio.”

“Vendi është mikpritës është familjar.”

“Jam nga Martina e Pishporos. Me pushime kemi një javë, do hamë drekën dhe në plazh do shkojmë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!