Plazhi i Divjakës pa vrojtues, pushuesit nuk njohin sinjalistikën në bregdet

schedule13:25 - 15 Korrik, 2018

schedule 13:25 - 15 Korrik, 2018

Në plazhin e Divjakës akoma nuk ka vrojtues edhe pse janë ngritur tre kulla të rojeve bregdetare. Kurse pushuesit ende nuk janë njohur me kuptimin e sinjalistikës.

Këtu në Divjakë janë ngritur tre kulla vrojtimit. Ato duhet të kontrollojnë 7 kilometra vijë bregdetare të lëna për pushuesit.

Por, bizneset duket se nuk  pranojnë të vendosin vrojtues. Instruktori i rojeve bregdetare thotë se prej muajit Maj bizneseve u janë lënë detyra të veçanta.

“Hasim shumë vështirësi me bregdetin. Sidomos në zonën e Divjakës”.

Krahas kullave të vrojtimit, për herë të parë këtë vit, pushuesit po shohin përgjatë bregdetit flamuj të shumtë.

Në vende të dukshme dhe kanë funksione paralajmëruese.

Anila Sefa: “Në të gjithë hapësirën publike në plazhin në Divjakë janë vendosur shenja sinjalizuese që njoftojnë pushuesit nëse duhet të lahen apo jo në det. Por shumë prej tyre nuk i njohin çfarë do të thonë ngjyrat e flamujve apo këto shenja në plazh”.

Vendosja e flamurit të kuq tregon se ndalohet rreptësisht futja në det. Flamuri i kaltërt, tregon det të qëndrueshëm për t’u lare, kurse i verdhi lejon notimin, por në monitorim të të tretëve.

Por përsa i përket pushuesve, ata kanë një tjetër perceptim për ngjyrat e flamujve. Disa i ngatërrojnë me flamujt e kampionatit botëror, ose të kuqin e marrin për flamurin shqiptar, të  tjerë nuk kanë asnjë ide përse ato janë në plazh.

“Si flamuj i njohim. Janë zona në të cilat kanë kufizuar këta pronarët territoret e tyre”.

“Janë flamuj për kampionatin botëror. Më tepër për këtë e kanë bërë”.

“Nuk ia kam idenë”.

“E kanë një kuptim, por për momentin nuk i di çfarë janë”.

Plazhi i Divjakës frekuentohet nga vendasit dhe është kryesisht me familjarë. Një vit më parë këtu, dy persona humbën jetën duke u larë në det. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!