Plazhet publike/ Rama në Vlorë: Bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht me sektorin privat

schedule10:53 - 23 Mars, 2025

schedule 10:53 - 23 Mars, 2025

Kyeministri Edi Rama thotë se bashkitë duhet të kenë ofertat e tyre për plazhet publike, paralelisht me sektorin privat.

Nga Vlora, Rama u shpreh se bashkitë duhet të vendosin çmime më të ulëta.

“Vitin e shkuar kemi konstatuar se ishin shumë në anën e privatit. Me bashkëpunimin e kryetarëve të bashkive, kemi ndërtuar plan të ri me ndarje më të qartë. Bashkia, jo thjesht të ruajë, por të ketë një sipërmarrje bashkiake. Mirë është që bashkitë të kenë ofertën e tyre paralelisht me sektorin privat, me çmime më të ulëta dhe gamë shërbimi më modeste. Ka një hile të madhe që bëni të tërë ju, ile me deklarimet e netëve të fjetjes. Ju kemi ulur TVSH prej vitesh, më shumë se vendet e tjera, ua kemi ulur 6 ërqind që të deklaroni”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!