Plazhet publike në Vlorë, Rama: Jo vetëm hapësirë e lirë, por edhe çadra falas

schedule08:49 - 24 Korrik, 2024

schedule 08:49 - 24 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me plazhet në Vlorë. Rama shprehet se tashmë në Vlorë janë sistetmuar plazhet publike dhe se nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadra falas për të gjithë pushuesit që zgjedhin të shijojnë bregdetin.

“MIRË MËNGJES dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.