Kryeministri Edi Rama sërish ka sjellë në vëmendje publikimin dhe vëmendjen që ka marrë Shqipëria jo vetëm në faqet e mediave të huaja por edhe si një destinacion i preferuar turistik.
Rama këtë të martë ka theksuar faktin se vendin tonë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, e kanë vizituar më shumë se 310 mijë turistë italianë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë që tregon sesi mikëpritja, ushqimi dhe plazhet shqiptare janë kthyer në të preferuarat e italianëve.
“10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, sipas kolosit mediatik TG24 në Italinë fqinje ??? që përshkon rivieren nga Velipoja në Sarandë, duke e shtuar promovimin e Shqipërisë turistike nga ana tjetër e Adriatikut ?
?? Mbi 310 mijë turistë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se asnjëherë më parë, të cilët shijojnë mikpritjen dhe ushqimin fantastik, plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, me premtimin për t’u kthyer sërish”, shkruan Rama./abcnews.al