Plazhet e Durrësit popullohen nga kosovarët

schedule13:43 - 2 Korrik, 2019

schedule 13:43 - 2 Korrik, 2019

 

Plazhet e Durrësit këtë fillim korrik janë populluar me shqiptarë të Kosovës. Bashkë me banorët e Maqedonisë, ata pushuesit më të shumtë që e kanë Shqipërinë destinacion të parë.

Pushuesit nga Kosova duket se kanë gjetur më tepër hapsirë në brigjet shqiptare.

Sipas operatorët turistikë shumë të huaj kanë anuluar rezervimet, por për kosovarët situata politike këtu nuk është problem.

“Ajo është cështje politike e juaja, ne jena të sigurtë këtu”, thotë një nga pushuesit.

Në bregdetin e Durrësit është i lartë numri i atyre që vijnë vendet fqinje. Duken të kënaqur me kushtet dhe Shqipëria është destinacioni i parë për pushime.

“Sot është dita e parë që kemi ardhur këtu, ta shohim, jemi të kënaqur”.

“Shumë bukur, qetë mirë” .

Sikurse viteve të mëparshme të parët që popullojnë plazhet janë banorët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Vendasit duket se i kanë shtyrë pushimet.

Por dhe pse kemi hyrë në muajin korrik, në bregdet ka mungesa, sa i përket sigurisë apo pastrimit të territorit. Kjo jo vetëm në Durrës por edhe në plazhet e tjera, në jug dhe në veri të vendit./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!