Plazh pranë kalasë, turistët preferojnë natyrën e egër të Porto Palermos

schedule15:06 - 27 Gusht, 2023

schedule 15:06 - 27 Gusht, 2023

Porto Palermo është një nga ndalesat kryesore të pushuesve që frekuentojnë bregdetin e jugut.

Zona është e njohur për turizmin kulturor, megjithëse përveç kalasë pushuesit mbushin çdo ditë plazhin e vogël.

Për këto pushuese italiane plazhi është një surprizë e bukur, në vizitën e tyre në jug të Shqipërisë.

“Erdhëm në këtë plazh që na e sugjeroj miku jonë që javën e shkuar. Por pamë edhe video dhe postime të ketij plazhi kaq të këndshëm.  Uji është i aq i kristaltë, edhe pse një plazh i vogël është kaq i mrekullueshëm”, ka thënë një turiste.

Një tjetër shprehet se Ksamili është shumë i pastër.

“Në këtë plazh ndryshe nga Ksamili uji është shumë më i pastër, edhe shumë me i qetë, ndoshta sepse është kaq i vogël, i këndshëm. Është një eksperiencë e bukur dhe relaksuese për ne që kemi udhetuar kaq gjate për te ardhur deri ketu…“, ka thënë ajo.

Kjo emigrante shqiptare, që jeton në Gjermani rikthehet në Porto Palermos çdo vit, për bukurinë e plazhit dhe për kostot e ulëta.

Në Shqipëri ka çdo zgjedhje nëse dëshiron në natyrë, nëse do në resorte, tani njerëzit duhet të zgjedhin sipas xhepit sepse kam vënë re të Shqiptarët që duan të akomodohen në resorte dhe thonë pastaj që janë shtrenjtë…Në Porto Palermo vijmë gjithmonë nga një ditë kur jemi këtej me pushime, këtë vit mu duk edhe me mirë … E sugjeroj Porto Palermon për plazh por u them njerezve të bejnë kujdes pë pastertinë…”, ka thënë ajo.

Numri i lartë i turistëve në Shqipëri këtë verë ka populluar edhe Porto Palermon, si asnjë vit tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!