Shumë pushues në këtë fundjavë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për t’u larë në det. Bregdeti i Durrësit është frekuentuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga të ardhur të tjerë të rretheve dhe të huaj.
Për këta pushues të lahesh në mesin e nëntorit nuk është e pazakontë. Përsa kohë temperaturat e larta të motit për stinën do të zgjasin, ata nuk do t’i ndahen detit dhe notit.
“Ne jemi durrsakë edhe lahemi vazhdimisht. Nuk e di, por sot me 11 Nëntor shumë bukur është, kënaqësi”, tha një pushues.
“Vij me kalamajtë këtu dhe ata futen se janë mësuar, nuk e kanë problem”, u shpreh një tjetër.
Frekuentuesit thonë se janë ditë ideale për t’u futur në det dhe për të marrë rreze dielli.
“Shëtisim në breg të detit. Na duket shumë kohë e bukur dimër që na ka ardhur”, një qytetar.
“Çdo fundjavë dal, pasi kam shtëpinë këtu. Nxjerr gocat edhe vetë argëtohem bashkë me to”, u shpreh një banore e Durrësit.
Durrësi ofron mundësi të shumta për të kaluar një ditë ndryshe. Ndaj dhe fundjava e dytë e nentorit e ka mbipopulluar të gjithë bregdetit. Përgjatë gjithë plazhit vihet re prania pushuesve jo vetëm vendas, por edhe të ardhur nga rrethet e tjera e të huaj./abcnews.al