Platini: U trajtova si Al Capone! Futbolli i sotëm kot, PSG treguesi kuptimplotë!

schedule14:59 - 6 Nëntor, 2019

schedule 14:59 - 6 Nëntor, 2019

Michel Platini ka kaluar një kalvar me probleme. Akuza të shumta për legjendën franceze, i cili në një intervistë të fundit të dhënë për “Francë Info” tregon se e kanë trajtuar si të ishte Al Capone. Akuzat nuk kanë munguar as për Botërorin e Katarit, në vitin 2022. Platini ka sërish të njëjtin mendim, madje do kishte dashur që të zhvillohej në tre shtete të ndryshme.

“Më bënë të dukem si Al Capone. Unë paraqita një denoncim për komplot kriminal”, thotë Platini, i cili më pas tregon pikëpamjen e tij për zhvillimin e futbollit. “Kam punuar gjithmonë për zhvillimin e futbollit dhe katër vite më parë kisha votuar për Marokun. Hartova Europianin që do të zhvillohet në 13 shtete, për t’i dhënë mundësinë shumë vendeve që ta kenë atë turne dhe më pas të punojnë për stadiumet dhe gjithçka tjetër.

Michel Platini, gjatë intervistës për France Info

Për të njëjtën arsye kam dashur të dërgoj futbollin edhe në botën arabe. Kërkova të quhej Botërori i Gjirit dhe të përfshinte edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, si dhe të luhej në dimër, në periudhën mes nëntorit dhe dhjetorit”, ka deklaruar Platini, ish-presidenti i UEFA-s. Nuk mbetet jashtë diskutimit edhe futbolli i klubeve dhe atij ka diçka që nuk i pëlqen.

“Futbolli i sotëm është i bazuar te pasuria. Sot ju blesh më të mirët dhe fiton. Le të marrim PSG-në. Presidenti është nga Katari, drejtori sportiv brazilian, trajneri gjerman dhe ka vetëm një francez në ekip. Quhet PSG sepse është skuadra e Parisit, por mund të kishte çdo lloj emri tjetër. Kur isha president i UEFA-s u përpoqa të krijoj turne ku të gjithë të kishin mundësi për të fituar, por tani është bërë më e vështirë”, është shprehur Platini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!