Platforma e bashkëqeverisjes nuk ofron zgjidhje vetëm për shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë, por edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Kryeministri Rama i ftoi te gjithe t’i drejtohetn portalit “Shqipëria që duam”, për të zgjidhur problemet me administratën në Shqipëri.
Me një klik në platformën e bashkëqeverisjen nuk gjejnë një mik vetëm qytetarët brenda territorit të Shqipërisë por edhe ata që janë jashtë.
Çdo javë, titullarët e ministrive angazhohen për t’i dhënë zgjidhje problemeve të njerëzve nga të katër anët e vendit, jo vetëm të atyre që banojnë në Shqipëri, por edhe atyre që janë jashtë atdheut dhe përmes një kliku komunikojnë menjëherë me qeverinë.
Megjithatë ata që dëshmojnë zgjidhjen e problemeve këtë të mërkurë vijnë nga qytete të ndryshme të cilët pai janë sorrollatur për shumë vite kanë marrë përgjigje brenda 10 ditëve. Më së shumti ankesat janë për mos pajicje me çertifikatën e pronësisë.
Moszgjidhja në kohë nga punëonjësit e administratës ka pasur prapavaijë korruptive tregojnë koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, të cilët i pret hapi i radhës, ndëshkimi. /abcnews.al