Edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai ka marrë kritika nga qytetarë të moshës së tretë që kanë vështirësi të përdorin infrastrukturën dixhitale.
Duket se Zyrat e shtetit edhe nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama nuk e kanë bërë siç duhet punën pavarësisht reformës në administratë.
Këtë e tregojnë disa nga rastet e prezantuara në takimn e përjavshëm me koordinatorët e paltformës së bashkëqeverisjes. Problemet e tyre të pazgjidhura datojnë prej vitit 2015.
Qytetar 1: “Kam 3 vjet që kam dalë në pension. Kam bërë gjithë ato kërkesa. U thoja më ktheni përgjigje e më thonin, “s’ka gjë, s’ka gjë”. Iu drejtova këtij që ka hap Edi, që për mua është burrë shteti, se unë e shoh çdo javë këtë emision dhe bëra letër. Doli, fitova. Faleminderit!”.
Qytetar 2: “Kam bërë disa kërkesa. Që nga viti 2016, as më vinte përgjigja, ose më jepej përgjigja e dytë po e njëjta e asaj të parës”.
Zgjidhjet për pensionet e tyre i morën brenda 10 ditëve dhe për këtë ia dinë faleminderit Kryeministrit Rama. Megjithatë kanë një këshillë për të.
Qytetar: Pensionet ngreji.
Rama: “Përpara reformës kishte një pension tavan prej 240 mijë lekësh të vjetra, që ishte i pakapërcyeshëm. Pavarësisht viteve të punës, pavarësisht masës së sigurimeve të pensionit, maksimumi ishte 240 mijë lekë. Sot, pas reformës, tavani nuk ekziston më dhe pensioni bazohet tek sigurimet”.
Qytetari: Unë jam 80 vjeç, edhe telefonin që kam mezi e përdor, jo më ai fshatari që është atje, që mund të ketë probleme nga më shqetësueset, që nuk e di se ku bie Portali. Edhe unë nuk e dija.
Rama: “Do diskutojmë bashkë me skuadrën e Platformës, që të gjejmë rrugë që ta bëjmë këtë gjë. Nga shtypi mos prisni shumë shpjegime. Quhet shtyp i lirë, por në fakt është shtypje e lirë e qytetarëve, d.m.th. masazh brutal në trurin e vogël. Mjerë kush ia lë trurin në dispozicion përpara ekranit këtyre”.
Ndërsa prolemet për pronësinë datojnë që nga viti 2005 e që nuk morën zgjidhje as në vitin 2018. Platforma e bashëqeverisjes i ka dhënë shpresë një tjetër qytetari nga Tirana se do ta marrë certifikatën e pronësisë.
Rama: Ka akoma plot nga këta xhagajdurë që nuk marrin vesh. Megjithatë, ne bashkërisht do t’i vëmë në presion dhe hap pas hapi do ta ndajmë të njomin nga i thati. Kështu që, nëse hipoteka nuk do përgjigjet në datë 31, direkt Katerinës dhe pastaj e zgjidhim.
Tirana, Mati dhe Peshkopia janë zonat nga vinin rastet që morën zgjidhje në platformën Shqipëria që duam. Al.
Më shumë bashki duhet të bashkëpunojnë, tha kryeministri Rama i cili është i pakënaqur me përgjigjet që marrin kryesisht nga kryebashkiakët e djathtë.
Rama: Për fat të keq, në një sërë bashkish ka një refuzim për të marrë ankesat. Kampione është Bashkia e Shkodrës që refuzon çdo lloj bashkëpunimi.
Si çdo të mërkurë kryeministri u kujton qytetarëve që me një klik në platformën e bashkëqeverisjes, gjejnë një mik. /abcnews.al