Polemika në Angli, pasi Dave Kitson, ish-sulmuesi i Reading, Stoke dhe Portsmouth, ka shpallur kandidaturën për të pasuar Gordon Taylor në krye të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA). Mbi këtë të fundit ka pasur kritika të shumta për mënyrën se si është trajtuar ky moment i vështirë, i krijuar nga pandemia e COVID-19.
Sam Allardyce është habitur pas shpalljes së kandidaturës nga Kitson dhe për TalkSport ka thënë: “E dëgjova z. Kitson dhe u hutova shumë nga ato që thoshte. Unë di që nuk është aq i mirë sa dikur, për shkak të kufizimeve që janë vendosur kundër tij.
Taylor gjatë kohës që ka drejtuar ka bërë shumë gjëra të mëdha. Kushdo që e zëvendëson nuk e kupton çfarë pune të vështirë merr përsipër. Do tremben kur të ulen në pozicionin e tij. Mendojnë se mund ta bëjnë, por kur të hyjnë në atë punë do të thonë: “Oh Zot, nuk e kuptova se ishte kështu”.
Pavarësisht nëse Kitson është mjaftueshëm inteligjent, ose jo, për të përballuar të gjitha presionet që bëhen, mendoj se do të jetë e vështirë”. Frank Sinclair, Steven Reid dhe Micky Gray gjithashtu nuk janë pro Dave Kitson, që të bëhet drejtues i PFA.
Më i ashpër tregohet legjenda Ian Wright: “Shikoni këtë plehrë. I njëjti person që tani kandidon për të drejtuar PFA-në. Si mund të pretendojë PFA se e trajton me seriozitet temën e racizmit, kur kjo është pikëpamja e një kandidati?”.
Kitson, disa kohë më parë kritikoi Raheem Sterling, i cili pretendonte se kishte pasur abuzim racist ndaj tij. Ai thoshte se këta lloj lojtarësh e bëjnë vetën shënjestër me postimet e tyre në rrjetet sociale dhe për këtë kritikat ishin të shumta. /abcnews.al
Look at this rubbish. Same person now running to lead the PFA!!!! How can the PFA claim to take racism seriously when this is a candidate's views?? https://t.co/Pe2ZMemMPx
— Ian Wright (@IanWright0) May 1, 2020