Zinedine Zidane i dha fund aventurës së dytë si trajner i Real Madrid dhe po shijon pushimet. Dëshira e madhe e 49-vjeçarit është të marrë drejtimin e Francës, kombëtare me të cilën ka fituar Botërorin (1998) dhe Europianin (2000) si futbollist.
Objektivi është të përsërisë këto suksese edhe si trajner. Federata Franceze e Futbollit konfirmoi Didier Deschamps në stol deri në Botërorin Katar 2022 (do të zhvillohet në dhjetorin e vitit të ardhshëm), pavarësisht se “Gjelat” zhvilluan një Europian zhgënjyes.
L’Equipe shkruan se Zizou shihet si pasuesi perfekt i Deschamps, të cilin e ka pasur shok skuadre te Juventusi dhe Franca. Zidane ka vendosur të qëndrojë pushim për 1.5 vite dhe më pas do të ulet në stolin e kampionëve të botës, aventura e parë e tij si teknik i një kombëtareje. /abcnews.al