Plani i rritjes, Rama: E bën procesin e integrimit të prekshëm për njerëzit. Ulet kostoja për transaksionet financiare

schedule12:44 - 29 Shkurt, 2024

schedule 12:44 - 29 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama e sheh planin e rritjes së Bashkimit Evropian, si një platformë kyçe për përshpejtimin e integrimit në union.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, Rama u shpreh se procesi i integrimit do të bëhet i prekshëm për njerëzit.

“Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE, është një instrument që do e bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Kemi shumë njerëz që jetojnë dhe duke punaur jashtë, ata vazhdojnë të ndihmojnë të afërmit e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja është 6 herë më e lartë. Plani i rr i rritjes do të na lejojë ta ëoëjmë këtë kosto në në njejtin nivel me atë të vendeve anëtare. Do të kursejmë vetëm me këtë gjysmë miliardë euro, do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe do të kursohen nga kostot e bizneseve tona. Kio është vetëm një prej këtyre gjërave. Plani i rritjes na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese të njëjta me atë të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë  ndodhur zakonisht kur një vend bëhej anëtar. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi, më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arrtitëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë, por është shumë shpërblyese”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!