Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit.
Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.
“Më shumë se projekt rindërtimi është vizion për Tiranën e Gjeneratës tjetër ashtu si tërësia e objekteve që kanë filluar të zbatohen ose është pranë zbatimit, është një vizion për jetën komunitare në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi një boshllëk të madh por dhe një mundësi të madhe. Gjithmonë kriza është një mundësi dhe për ato që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar transformimi i krizave mundësi është një rrugë e vetme, por padyshim që krizat mund të mbeten dhe fillesa të vatrave të një zinxhiri të këqijash nëse nuk adresohen siç duhet,.
Ne i kemi të dhënat e duhura për të thënë se krizën e 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi për ato komunitete dhe familje që humbën banesat por edhe për zonat ku ndodhi për Tiranën, Durrësin, Krujën, Kurbinin, Lezhën, Kavajën. Lezhën e deri në Mirditë.
Nëse do të shikojmë projektet që kemi sot në dorë padyshim që realizimi i tyre do të sjellë transformime të ndryshme dhe do të çojë përpara një shërim urban për shumë zona që mund të ngeleshin ashtu për shumë kohë. Laçi është një qytete që është krijuar rishtazi që pas komunizmit thjesht ka pësuar një degradim”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera kryeministri ka theksuar se tashmë jo që të gjithë ato që humbën shtëpitë do të kenë një të re, por fatmirësisht do të kenë dhe një zonë të sistemuar urbane.
Sipas shefit të qeverisë duhet vetëm pak durim nga të gjithë qytetarët që janë akoma në çadra dhe në shtëpi me qira e mirëkuptoj acarimin e tyre, por nuk duhet të harrojnë se procesi i ndërtimit është i gjatë.
“Në Thumanë tërmeti goditi më shumë se kudo tjetër. Ishte pikë e izoluar dhe një zonë jetese por jo një zonë zgjedhjeje. Me ndërhyrjen e re dhe gjithë atë pyll, Thumana mund të kthehet në atraksion. Mund të lidhet me Krujën, apo edhe Laçin dhe kështu me radhë në të gjitha zonat e prekura, kemi mundësi të bëjmë një ndryshim historik. Të gjithë ata që humbën shtëpisë do të hynë në banesa të reja, më të mira dhe më të forta. Nuk do ketë xhungla ndërtimesh por sistem urban.
Çdo ditë është e gjatë për ata që janë pa shtëpi. Ne përjetojmë rritjen e temperaturave, unë nuk ka ditë që të mos i mendoj. Unë nuk jam përdorues i ajrit të kondicionuar, por ne i kemi kushtet. Mirëkuptoj stresin dhe padurimin. Ndonjëherë edhe acarimin. Mirëpo ajo që duhet kuptuar është që për të shkuar deri tek shtëpia e ndërtuar është një proces i tërë”, është shprehur Rama./abcnews.al