“Plani B i Berishës, nuk do njohë zgjedhet”, Bejko: Dalja tani ishte gjëja më e mirë, nuk i intereson tensioni

schedule13:26 - 11 Maj, 2025

schedule 13:26 - 11 Maj, 2025

Dalja tani e Berishës ishte gjëja më e mirë, nuk intereson tensioni, kështu e komentoi Roland Bejko në studion e ABC Neës, konferencën e kreut të PD në seli.

Bejko tha se Berishës nuk i intereson tensioni, ndaj edhe vuri theksin te pjesëmarrja e votuesve.

“Dora e La Civita ishte ajo që e shtyu Berishën të dilte në konferencë, ishte përtej habitatit normal të tij. Cdo lideri në pikun e fushatës duhet të nxisë votuesit të marrin pjesë në votime dhe sic thamë opozitës i intereson pjesëmarrja, jo tensionet.

Strategjia kjo ishte, pjesëmarrja e lartë si fazë e parë, numërimi i drejtë dhe në fund në bazë të rezultatit do të mbajë edhe qëndrimin politik si plan B pas zgjedhjeve. Plani B i Berishës është që nuk do njohë zgjedhjet. Dalja tani ishte gjëja më e mirë. PD nuk i intereson tensioni, kushdo shkel rregullat duhet të mbajë përgjegjësi.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!