Planeti në zi për Maradonën, Argjentina dhe Napoli në lot, imazhet e pikëllimit

schedule23:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 23:54 - 25 Nëntor, 2020

Planeti sot qan ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror, Maradona. Lajmi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Por për Argjentinën dhe Napolin, Diego Maradona ishte më shumë se thjesht një futbollist.

Ai ishte një simbol. Ai arriti majat e botës me Argjentinën, dhe majat e Italisë me Napolin. Kjo është arsyeja pse në Argjentinë dhe qytetin italian të Jugut imazhet e pikëllimit dhe të zisë për Diegon janë të forta./ db/Abcnews.al