Pas një viti hetimesh agjentët e FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestuan një 21-vjevcar të radikalizuar, i cili planifikonte të sulmonte Shtëpinë e Bardhë dhe Statujën e Lirisë.
Kishte si objektiv të sulmonte Shtëpinë e Bardhë, Statujën e Lirisë dhe ndërtesa të tjera federale në Uashington. Hasher Jalal Taheb, 21 vjeç, u arrestua nga agjentët e FBI-së në shtetin e Xhorxhias, në përfundim të një hetimi që zgjati një vit. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. I riu i cili ishte i radikalizuar, synonte të përdorte bomba artizanale të përgatitura nga ai vetë, dhe raketa anti-tank për të kryer sulmet e tij.
Sinjalizimi i parë për rrezikshmërinë e tij u bë në Mars të vitit 2018, ku autoriteteve amerikane iu tha se Taheb ishte radikalizuar, kishte ndryshuar emrin dhe po planifikonte të udhëtonte jashtë vendit. Në muajt në vijim autoritetet arritën të vendosnin një raport komunikimi me Taheb, i cili dëshironte të shiste automjetin e tij për të mbledhur fonde në mënyrë që të shkonte në territoret e kontrolluara nga ISIS. Në 7 Dhjetor një agjent i FBI-së e takoi dhe Taheb i tregoi një hartë të krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al