TURQI- Nga një operacion i Policisë së Turqisë janë arrestuar 32 të dyshuar për përgatitjen e sulmeve ndaj sinagogave, kishave dhe ambasadës irakiane, 3 prej të cilëve janë terroristë të DEASH-it, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, MIT përcaktoi se i ashtuquajturi përgjegjës për strukturën e organizatës terroriste DEASH-it për Turqinë, Micbel el-Shuveyhi me emrin e koduar “Abu Yakin el Iraki”, Muhammed Hilaf İbrahim İbrahim me emrin e koduar “Ebu Leys” ishte në përgatitje për sulm ndaj sinagogave dhe kishave në Turqi si dhe İyheb Elani me emrin e koduar “Abdullah el Cumeyli” ndaj ambasadës së Irakut.
Mësohet se 3 terroristët në fjalë dhe 29 të dyshuar të cilët u konstatuan se kanë lidhje me ta, u kapën në një operacion të kryer në mëngjes në 9 qytete me punën e koordinuar të MIT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Në operacion u konfiskuan materiale të shumta digjitale të organizatës.