Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”.
ABC News mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Amarildo Gjergji, 17 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Gent Dushku.
Ende janë të paqarta motivet e plagosjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.
“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, ku është plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

