Një 30 vjeçar është plagosur me thikë nga kunati i tij këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 40 vjeçar, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij 30 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar në policisë autori, i cili është një person që vuan nga problem të shëndetit mendor.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al