Plagosje me thikë dhe vjedhje, 4 të arrestuar në kryeqytet

schedule11:48 - 31 Mars, 2023

schedule 11:48 - 31 Mars, 2023

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë bëhet me dije se është ndaluar një 20 vjeçar i cili për motive të dobëta kishte plagosur një 18 vjeçar.

Ndërkohë 2 persona të tjerë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur targat në një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta,  shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– K. Sh., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qerazim Qirjazi”, kanë hedhur në tokë, një mjet prerës thikë, kur kanë parë shërbimet e Policisë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. T., 32 vjeç, dhe A. H., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë vjedhur targat e një automjeti, si dhe janë larguar pa kryer pagesën pas furnizimit të automjetit, në një pikë karburanti”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al