Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Skraparit. Burime për Abc bënë me dije se dy persona kanë plagosur me armë zjarri G.V 45 vjeç, pasi ky i fundit u ka kërkuar paratë për punën që kishte bërë.
I plagosur është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore nga ana e familjarëve të tij.
Ndërkohë që policia bën me dije se në Spitalin Rajonal Berat është paraqitur për mjekim shtetasi V.B., 45 vjeç, i cili nga deklarimet e dhëna pretendon se është vet’dëmtuar me mjet mprehës në kofshë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Abcnews.al/