Plagosje me armë zjarri në Shkodër

schedule21:52 - 28 Mars, 2018

schedule 21:52 - 28 Mars, 2018

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Të shtënat janë dëgjuar në lagjen “Vojo Kushi”, në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka”.

Mësohet se i lënduari, Ridvan Kruja, rreth 40 vjeç, ka marrë një plumb dhe deri tani nuk paraqet rrezik për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes./abcnews.al