SHKODËR- Një 32-vjeçar nga Shkodra është paraqitur në spitalin rajonal me plagë në këmbë. Policia bën me dije se dyshohet si i riu është plagosur me armë zjarri, ndërkohë ende nuk ka detaje rreth kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. 32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.