Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Tiranë shtëna. Ngjarja ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit”.
Enea Keqi, u qëllua në këmbe, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Dyshimet e grupit hetimor lidhen se rreth orës 21:50 ka pasur një shkëmbim zjarri mes 2 mjetesh në rrugën “Gjik Koqali”.
Nuk dihet nëse i plagosuri ishte pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht. Burime nga policia e shtetit pohojnë se Keqi ishte duke ecur në këmbë në momentit kur janë dëgjuar të shtënat e armëve. Në vendngjare u sekuestruan 6 gëzhoja pistolete./abcnews.al