Plagosja në Vlorë, ndaj 37-vjeçarit u qëllua nga një automjet

schedule19:38 - 5 Janar, 2022

schedule 19:38 - 5 Janar, 2022

Të shtënat me armë tronditën mbrëmjen e sotme Vlorën. Diego Hanaj, 37 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri. Gazetari Elton Nikaj raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari. Burime bëjnë të ditur se dyshohet se ndaj 37-vjeçarit është qëlluar nga një automjet.

Mësohet se ndaj tij është qëlluar tre herë. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes

g.v/abcnews.al