Plagosja në Vlorë, dalin pistat hetimore

schedule22:30 - 15 Maj, 2020

schedule 22:30 - 15 Maj, 2020

Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një atentat.

Mësohet se një person me kapuç në kokë, ka qëlluar dhe më pas është larguar me makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selenicë ku është plagosur në dorë një 50 vjeçar, i cili për fat të mirë i ka shpëtuar pjesës tjetër të plumbave. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për Jetnor Xhaferrajn.

Ky i fundit rezulton të jetë person i skeduar nga policia.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet, burime për ABC News bëjnë të ditur se pista ku po hetohet është ajo e hakmarrjes pasi familja e Xhaferrajt ka konflikt të hershëm, prej 20 viteve me familjen e Llanajve në Selenicë.

Blutë e Vlorës ngrenë dyshime se autori nuk ka vepruar i vetëm.  I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!