Plagosja në Tiranë/ Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit, Policia shpërblim 10 mijë euro për “informatorin”

schedule07:05 - 20 Gusht, 2024

schedule 07:05 - 20 Gusht, 2024

Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion një shumë monetare prej 10 mijë euro për këdo që ndihmon për të zbuluar vendndodhjen e Erjon Goxharës, i akuzuar për plagosjen me armë pasditen e së hënës te Komuna e Parisit.

Punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë qëlloi me pistoletën Lorenc Kostën.

Ngjarja dyshohet për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet.

Blutë e Tiranës të mbështetur nga Forcat Speciale të RENEA-s dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjerë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në periferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!