Një ngjarje e rende u regjistrua pasditen e se martes ne Shkoder.
Një 50 vjeçar mbeti i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri pranë Urës së Bunës.
ABC News ka mësuar se ka mbetur i plagosur rëndë Gezim Bici, 50 vjeç.
Mësohet se Bici ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Ai ka marrë një plumb në gjoks dhe një në qafë ndërsa mjekët janë duke luftuar për shpëtimin e jetës së 40 vjeçarit.
Për këtë ngjarje policia e Shkodrës ka njoftuar se ka shoqëruar një person si autorin e dyshuar.
Shkodër / Informacion paraprak
Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.
Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes./abcnews.al