Plagosja në Pogradec, reagon policia: Pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit

schedule17:33 - 1 Mars, 2024

schedule 17:33 - 1 Mars, 2024

Alted Jolldashi, 35 mbeti i plagosur këtë të premte rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit” në Pogradec.

Autori i dyshuar i plagosjes është Deist Meko. Policia në një reagim zyrtar njofton se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë i lënduar ndodhet në spitalin e Pogradecit ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!