Tre kushërinj u arrestuan për plagosjen e rëndë mbrëmë në Podgorie të Maliqit. Sipas informacionit të policisë, ata janë Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç, Marenglen Bollguri, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Podgorie të Maliqit. Të tre kushërinjtë për motive të dobëta tentuan të vrasin me mjete të forta një bashkëfshatarin e tyre 27 vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plote të ngjarjes./abcnews.al
Plagosja në Maliq, policia arreston tre kushërinjtë e dyshuar
schedule10:07 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 10:07 - 28 Dhjetor, 2017