Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për plagosjen e 38-vjeçarit në Kamëz. Ngjarje kjo e ndodhur një ditë më parë. Në njoftimin zyrtar të policisë, sqarohet se 38-vjeçari është plagosur me sende të forta nga dy kushërinjtë, Marjo Ersjon Boja. Ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.
Marjo Boja dhe Ersjon Boja Kushërinj janë shpallur në kërkim nga policia e Kamzës për shkak se dyshohet se janë autorët e plagosjes me sende të forta të 38 vjecarit Redi Vata.
Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se dy kushërinjtë kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, Redi Vatës 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta.
I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mëngjesin e kësaj të marte ka lënë ambjentet e spitalit. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 26 vjeç shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/