TIRANË- Klejvis Caka i njohur dhe me mbiemrin (Lusha) është shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së Juglen Abazit.
26-vjeçari rezulton, banues në Tiranë dhe sipas informacioneve është identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi vet I plagosuri nuk ka dhënë detaje.
Mbi autorin e shpallur tashmë në kërkim rëndojnë disa vepra penale si “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Në kërkim është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra 26 vjeç, banues në Tiranë, gjithashtu për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimor, zbardhja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve është provuar se shtetasit Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Pista ku po heton policia është konflikti, por ende e paqartë nëse ka qenë i çastit apo situatë e vjetër mes autorit dhe të plagosurit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e fresku, aty ku Abazi po lëvizte me mjetin e tij tip “Mercedez” dhe u qëllua me një p0lumb nga Klejvis Caka, ky I fundit pasi kreu plagosjen është larguar qetësisht nga zona e më tej është ndihm7uar nga 2 bashkëpunëtorët e tij.
Ndërsa I plagosuri, menjëherë ka braktisur mjetin dhe fare pranë ka gjetur kunatin e tij, i cili e transportoi në spital menjëherë duke I shpëtuar dhe jetën.
I riu mori një plumb në këmbë por është jashtë rrezikut për jetën, pritet që gjendja e tij të jetë më e stabilizuar për t’i marrë një deklaratë konkrete, pasi deri më tani ka dhënë disa deklarata kontradiktore duke mos dashur të ndihmojë policinë e duke tentuar të justifikojë ngjarjen./abcnews.al

