Plagosja në Durrës/ Autori, një i njohur i dy vëllezërve. Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen

schedule11:21 - 13 Mars, 2024

schedule 11:21 - 13 Mars, 2024

Policia e Durrësit vijon kërkimet për Rejdi Furxhi, i cili mbrëmjen së martës palgosi me thikë dy vëllezërit, Klajdi dhe Marvin Bashhysa.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se Furexhi është një i njohur i dy vëllezërve.

Vëllezërit deklaruan se motivi ishte një konflikt çasti, por policia ka dyshime se mes tyre mund të ketë një konflikt të mbartur.

“Hetuesit e policisë janë ende në spitalin rajonal të Durrësit. Ngjarja e ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit, ku në një ambient lokali ndodheshin këta 3 persona. Ende nuk dihet motivi i konfliktit mes tyre. Policia po merr ne pyetje dy vëllezërit. Më tepër kanë treguar anën dinamike të ngjarjes. Sipas tyre, ata po qëndronin në lokal, kur në një moment vjen edhe i njohuri i tyre. Në moment, ka nisur konflikti, 37-vjeçari ka nxjerrë thikën me të cilën i ka qëlluar të dy vëllezërit. Fatmirësisht ata u dërguan menjëherë në urgjencën e spitalit të Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë personazhe të cilët njihen në qytetin e Durrësit, por jo si qytetarë negatvë, nuk kemi dëgjuar që të jenë problematike. Njëri prej tyre është në kërkim, Rejdi Furxhi, dy vëllezërit nuk japin shpjegime rreth ngjarjes.

Pavarësisht se dy vëllezërit kanë dhënë si motiv një konflikt çasti, policia ka dyshime se diçkka tjetër më e madhe fshihet pas konflikit. Policia mendon se kemi të bëjmë me konflikt të mbartur. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor”, raportoi gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!