Plagosja me thikë e Kryetarit të bashkisë Divjakë, reagon policia: Kapëm autorin, qëlloi edhe shoferin e Fredi Kokoneshit

schedule10:44 - 11 Nëntor, 2022

schedule 10:44 - 11 Nëntor, 2022

Divjakë – Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi Orgest Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, Fredi i Kokoneshi, me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Eshtë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orgest Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…./abcnews.al/