Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet konkurrenca në biznes

schedule20:59 - 23 Nëntor, 2024

schedule 20:59 - 23 Nëntor, 2024

Eno Gega, 36 vjeç dhe Ivo Gega, 33 vjeç plagosën me thikë Gentian Bajramin, 32 vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

ABC News mëson se shkak për konfliktin është bërë konkurrenca në biznes.

Si vëllezërit, ashtu edhe i plagosuri kanë agjenci biletash tek “Stacioni i Trenit në hyrje të Portit të Durrësit.

Fillimisht i plagosuri është përfshirë në perleshje më njërin nga vëllezërit.

Mësohet se prej kohësh palët kishin fërkime, por sot situata ka dalë jashte kontrollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!