Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçar pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme ndërsa ata kryenin sigurimin e vendit të ngjarjes.
25 vjeçari kishte në pronësi një lokal në të cilin mbremjen e djeshme disa persona u përfshin në një sherr masiv, ku mbeti i plagosur L.I.
LEXO edhe: Sherr masiv me dy grupeve në Elbasan, mbi 25 të rinj përleshen me shkopinj bejsbolli
Arrestimi i tij është kryer pasi ai kishte tentuar të prishë vendin e ngjarjes duke penguar punonjësit e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./abcnews.al