Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e të riut në Velipojë, zbardhen pistat ku po hetohet

schedule10:37 - 3 Prill, 2024

schedule 10:37 - 3 Prill, 2024

SHKODËR- Emiljani Paloka, 27-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në fshatin Mali Kolaj në Velipojë ende nuk ka dhënë deklaratën e tij grupit hetimor mbi rrethanat e ngjarjes.

Situata është e paqartë pasi grupi hetimor pret marrjen e deklaratës se të plagosurit rreth ngjarjes.

Fillimisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes të plagosurit dhe një fqinji, i cili nga ana e policisë nuk është identifikuar, si dhe pista e plagosjes pa dashje.

Pritet deklarata e 27-vjeçarit, e cila mund të çojë autoritetet drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!