Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Plagosi 15-vjeçarin, arrestohet autori/ Ngjarja në një piceri në “Ali Dem”, konflikti për motive të dobëta

schedule19:21 - 3 Qershor, 2025

schedule 19:21 - 3 Qershor, 2025

Është vënë në prangat e policisë 21-vjeçari Aldo Neziri, i cili plagosi ditën e djeshme 15-vjeçarin në një piceri në zonën e “Ali Demit”.  21-vjeçari akuzohet nga policia për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se konflikti mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë që ditën e djeshme autoritete arrestuan  tre punonjës të picerisë Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala dhe shpallën në kërkim administratori i saj, Leonardo Mejdani, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!