Plagosja e shqiptarit, dyshimet e autoriteteve italiane

schedule09:58 - 29 Gusht, 2018

schedule 09:58 - 29 Gusht, 2018

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është rrahur brutalisht dhe më pas qëlluar me plumb në këmbë në Modena. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një shqiptar 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

I riu u dërgua në spital nga dy persona, të cilët më pas u larguan. Autoritetet pas kqyrjes së kamerave bënë identifikimin e tyre dhe rezultuan se ishin shqiptarë. Pas marrjes në pyetje u zbulua se nuk kishin qenë prezentë në momentin e plagosjes së shqiptarit. Ata më pas u lanë të lirë.

Policia dyshon se shkaku i plagosjes së të riut mund të ketë qenë prishja e pazareve për drogën ose për prostitucionin. 25-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe plagë në këmbë. Ai ndodhet në reanimacion në spitalin Baggiovara dhe është në koma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!