Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim personin që qëlloi me armë dhe plagosi 22 vjeçarin Xhon Rrusta. Ai është J.S dhe sipas policisë nga këqyerja e kamerave të sigurisë u pa se dy personat patën një konflikt të çastit. Ngjarja ndodhi në rruga e konvikteve në lagjen 11 Nëntori. Autori dhe i plagosuri udhëtonin veç e veç me automjete, por në parakalim e sipër janë përplasur verbalisht. Më pas J.S ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Rrustës, i cili për policinë është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri. /abcnews.al
Plagosja e Rrustës në Elbasan/Policia shpall në kërkim autorin
schedule12:02 - 24 Prill, 2018
schedule 12:02 - 24 Prill, 2018