Plagosja e punonjësit të IMT-së, reagon Veliaj: As presidentët e lojtur dhe as kriminelët nuk do e ndalin zhvillimin e Tiranës

schedule20:40 - 12 Gusht, 2022

schedule 20:40 - 12 Gusht, 2022

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku shtetasi Qani Muças, plagosi me armë zjarri punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli, pas zbatimit të një vendimi në rrugën “Todi Shkurti”.

Në postimin e tij Veliaj i uron shërim të shpejtë Ilirjanit, ndërsa thekson se as presidentët e lojtur, duke iu referuar Ilir Metës, dhe as rrugaçët famëkeqë nuk do e ndalin zhvillimin e kryeqytetit.

Postimi i Veliajt:

Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga!

I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit!

Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranes nuk eshte terhequr nga ASNJE projekt publik – as nga presidentet e lojtur, as nga rrugacet me famekeq te vendit! Ta harrojne se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelet ordinere ashtu dhe ordineret e politikes qe frymezojne dhunen!

Jam me i bindur se kurre se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – qe as zapton e as dhunon –  e do progresin dhe refuzon t’i nenshtrohet dhunes se rruges e asaj politike! Ndaj dhe jam me i vendosur se kurre t’i coj gjer ne fund punet per nje Tirane qe nuk ndalet! #BASHKE

/Abcnews.al/