Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër ku u plagos me armë zjarri, në këmbë 30-vjeçari, Ndue Preka.
Policia bën me dije se është identifikuar autori i dyshuar i plagosjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e datës 09.06.2024, për një plagosje në lagjen “Mark Luka”, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin: 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.
Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer 30 vjeçari, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al