Një grua është plagosur me mjete të forta në Pazarin e Korçës. Po ashtu edhe një qytetar i cili ka ndërhyrë për të larguar autorin ka marrë dëmtime dhe ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash raporton, gazetari i Abc News, Roland Beqiraj.
Autori i identifikuar si, Jonis Mazllëmi është shoqëruar nga policia.
Sipas informacioneve të fundit nga polici, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen 52 vjeçe dhe shtetasin , 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al