Policia e Shkodrës përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes së 28-vjecari Edis Reçaj në lagjen Perash. Emri i tij nuk bëhet publik për arsye hetimore.
Burimet i thanë abc se 28-vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh autorin, i cili ndodhet në kërkim.
Ka treguar se një person me kapuç e ndoqi për disa minuta dhe më pas e qëlloi me një plumb në gjurin e majtë. Por policia ka dyshime për dëshminë e tij. Bazuar në pamjet e kamerave, grupi hetimor beson se Edis Reçaj e njeh autorin dhe mes tyre ka pasur një konflikt teksa ishin duke lëvizur me makinë.
Mësohet se në vendngjarje është gjetur vetëm një gëzhojë. 28-vjecarin e ka dërguar në spital vëllai i tij.
Sipas policisë, ai nuk është person me precedent penal dhe dyshimet janë se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit. /abcnews.al